Loading…

Haziri kujton furrtarin që vdiq në aksident: Lamtumirë miku im, faleminderit për gjithçka që bëre për Gjilanin

  • 08/03/2019 | 16:57

Haziri kujton furrtarin që vdiq në aksident: Lamtumirë miku im, faleminderit për gjithçka që bëre për Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, Qerim Çoçaj, që vdiq dje pas aksidentit të rëndë në Gjilan, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka kujtuar humanizmin, solidaritetin dhe miqësinë e Çoçajt.

Postimi i plotë:

Humanizmi, solidariteti dhe miqësia juaj, kulmoi me heroizëm dje, në mbrojtje të fëmijëve. Aksidenti tragjik njomi me gjakun Tuaj ditën e 7 marsit. Të falemnderit për gjithçka që bëre për Gjilanin. Lamtumire miku im!

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Gjilan u shkaktua një aksident i rëndë nga kamioni i Ujit të Pejës.

Përveç viktimës, të lënduar nga aksidenti kanë mbetur edhe 23 persona të tjerë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë