Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth tensioneve në veri të vendit, duke thënë kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin ka thënë se, kriza e veriut është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka thënë edhe se, moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë ka sjellë këtë tensionim të situatës.
Pos kësaj, nënkryetari i LDK’së ka thënë se Kurti po vazhdon me veprime të befasishme, të cilat edhe bënë që të ketë reagime të ashpra nga ndërkombëtarët.
“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka thënë Haziri. /gazetametro.net