Loading…

Haziri godet Kurtin: Keksat ‘Plazma’ i pa si prodhime të armikut, testet nga Serbia po i sheh si akt humanitar

  • 20/04/2020 | 19:16

Haziri godet Kurtin: Keksat ‘Plazma’ i pa si prodhime të armikut, testet nga Serbia po i sheh si akt humanitar

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK’së ka komentuar ardhjen e 1 mijë testeve nga Serbia, ndihmë kjo që bëri bujë të madhe pasi që qeveria në detyrë vendosi t’i pranojë ato derisa politikanë të ndryshëm kritikuan ashpër këtë vendim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


E sipas Hazirit ky akt i pranimit tani po cilësohet si akt humanitar nga vetë kryeministri.

“Kurti më herët plazma keksat e i ka shpall si prodhime të një armiku, ndërsa tani po pajtohet me këtë veprim të Serbisë sipas të cilit është humanitar”.

Sipas Hazirit e tërë kjo është një spektakël nga Serbia, sepse këto mostra që janë sjellur nuk janë të përdorshme tek ne, dhe se metodologjia e punimit të tyre është shumë e vjetër.

“Mostrat e sjella nga Federata Ruse në Serbi nuk janë të përdorshme te ne, sepse metodologjia e punimit të mostrave për Covid 19, është shumë e vjetër dhe merr shumë kohë. Në Kosovë dhe në Serbi do të dalin jashtë përdorimit. Nëse kjo është e vërtetë, kemi një spektatkël humanitar të Serbisë dhe jo një akt humanitar”.

“Kosova nuk duhet të sillet me kompleks të inferioritetit karshi Serbisë, por as të kalojë në pozitë që gjithçka që ofrojnë ata ta marrin si ‘akt të kryer’, shtoi Haziri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë