Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ftuar në emisionin POLITIKË me autor Sejdi Demirin në Tribuna Channel, tregoi rreth gjendjes shëndetësore të kryetarit dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Haziri tha se nuk ka vend për shqetësim rreth gjendjes shëndetësore të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i cili pas një gripi ka pasur një komplikim të lehtë dhe pritet shumë shpejt të kthehet në jetën politike dhe akademike.
“Definitivisht nga një gjendje gripoze kryetari i LDK-së e ka pasur një komplikim të lehtë i cili është i përballueshëm, është i shërueshëm, ka nevoj për një rehabilitim, për disa jave, nuk po flasim për kohë të gjatë, për disa ditë i cili mundëson të kthehet normal në LDK si kryetar, edhe në akademi si akademik dhe në universitet si professor” tha Haziri.
E vlerësoj po ashtu edhe solidaritetin i cili po bëhet atij gjithandej.
Mund ta ndiqni nga minuta 54:04 deri në 54:30