Loading…

Haziri flet nga vendi i ngjarjes: Një pasdite horrori në Gjilan

  • 07/03/2019 | 17:08

Haziri flet nga vendi i ngjarjes: Një pasdite horrori në Gjilan

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferëncë për media drejtpërdrejtë nga vendi ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm në qendër të qytetit, transmeton Gazeta Metro.


Haziri tha se dita e sotme ishte ‘horror’, ndërsa shtoi se deri tani ka vdekur një qytetar dhe janë të lënduar 14 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.“Deri tash e kemi një të vdekur, kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetar jashtëzakonisht të ndershëm, zotëri Qerim Çoqaj.

14 janë me lëndime, dy prej të cilëve janë më serioze sipas raporteve mjekësore. Dy janë përcjell në qendrat emergjente në Prishtinë.

Një kamion i Prishtinës ka humbur frenat dhe ka shkaktuar këtë aksident tragjik”, ka thënë Haziri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë