Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka reaguar pas përfundimit të samitit të Tiranës, duke thënë se Kurtin e përjashtoi nga Samiti historik, emërimi i Rasicit, shkruan Gazeta Metro.
Haziri në një postim në Facebook ka shkruar se, sot kur e tërë Evropa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës. Duket se emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës
Ish kryetari i Gjilanit ka thënë po ashtu se, dallimi i Kurtit si kryeministër nga Kurti opozitar është si nata me ditën. Por, siç e thotë populli: Marrja askënd nuk e ka mbytë!
“Emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës! Kurti akuzon qeveritë e kaluara për çdo gjë, por emëron ministra nga e kaluara prej Listës “Povratak”. Dikur kësaj liste i referohej me “Serbët e Thaçit” e sot po të njëjtit i rehabiliton në Kabinet ministrash. E sot, kur e tërë Europa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës. Duket se emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës! Kurti është figura më kontraverze e politikës kosovare dhe njeriu që nuk ka fare konsistencë në qëndrime. Sa për rikujtim, Kurti pati thënë se kur të vije në krye të Qeverisë nuk do të takohet me Vuçiqin, se nuk e di dhe nuk do t’ia dijë për presionin ndërkombëtar, se do ta rikthejë flamurin kuq e zi e do ta heq atë ‘lara-lara’, se do ta bëjë bashkimin kombëtar, se do a shtrijë sovranitetin në veri, se nuk do të ketë korrupsion e nepotizëm, se do ta ç’ kap shtetin, që do t’ua ul pagën vetit e çka s’pati thënë se”, ka shkruar Haziri.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net