Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka krahasuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me komedianin Mr.Bean, shkruan Gazeta Metro.
Duke folur para qytetarëve të Prshtinës, ka thënë se Albin Kurti është bërë si Mr.Bini, duke e përmendur edhe se si ai kërkoi që Vjosa të bëhet Kryeparlamentare e vet ai Kryeministër.
“Kurrë më ata me neve sun punojnë veç në TV kanë me na pa, edhe ata nëse ju jep naj pare. Edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre”, ka thënë ai.
Tutje, Haziri ka shtuar se kjo që po e bën Kurti, është e pandershme.
“Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit me ba me qytetarët”, tha Haziri para qytetarëve të Prishtinës./gazetametro.net