Loading…

Haxhiu u kthye në kryesi të VV, Kadaj-Bujupi tregon a ka vepruar njejtë edhe ajo

  • 24/01/2018 | 21:18

Haxhiu u kthye në kryesi të VV, Kadaj-Bujupi tregon a ka vepruar njejtë edhe ajo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka folur për dorëheqjen e saj nga Kryesia. Ajo ka thënë se ndonëse ka pasur kërkesa që të kthehet në Kryesi, nuk është kthyer.


“Nuk më interesojnë pozitat. Por, është e dhimbshme se si opozita nuk po është e fortë në Kuvend që të bëjë kundërshtime ndaj kësaj qeverie të dobët. Ka pasur rënie të performancës së VV-së edhe në institucione. Kjo e ka dëmtuar, jo vetëm Lëvizjen Vetëvendosje por edhe Kosovën”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që deputeta tjetër e kësaj partie, Albulena Haxhiu ishte kthyer në kryesi, pas vendimit për tërheqje, mirëpo siç duket të njejtën gjë nuk e ka bërë edhe Kadaj Bujupi.

Haxhiu anulon dorëheqjen, kthehet në kryesinë e Vetëvendosjes.

Tutje, ajo tha se nuk do të nxjerr emra për fajësi apo pafajësi për problemet me të cilat po përballet Lëvizja.

“Unë nuk do të nxjerr emra për fajësi apo pafajësi, por ai që e ka fuqinë e ka obligimin që të luaj rolin unifikues. Por këtë nuk e ka bërë Kurti. Ai ka marrë anë. Ai nuk e ka tejkaluar vetveten për Lëvizjen, por ka marrë anë”, ka thënë ajo.

“Bëhet fjalë për një grup deputetësh të pakënaqur. Nuk ka pasur diskutime për grup të veçantë parlamentar në Kuvend apo diçka të tillë. Qëndrimet tona sa i përket temave të rëndësishme nuk dallojnë shumë mes deputetëve. Pres se do të ketë bashkëpunim”, shtoi ajo.

http://gazetametro.org/a-do-ti-zvogelohet-vetevendosjes-numri-i-deputeteve-kadaj-bujupi-flet-per-nje-grup-te-ri-parlamentar/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë