Loading…

Haxhiu tregon se çfarë duhet bërë që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësore

  • 29/08/2021 | 17:15

Haxhiu tregon se çfarë duhet bërë që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësore

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, e ka cilësuar ditë të kobshme të sotmen pasi u shënuan 36 viktima nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se ditë më parë kishte bërë thirrje për veprim sa nuk është bërë vonë, për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore.

‘’ Situata sot është pasojë e veprimeve të papërgjegjëshme të kryeministrit Kurti që organizonte tubime politike për popullizëm dhe të Arben Vitisë që ndihej komod karrshi virusit duke dhën shembullin e keq që tu printe valleve në dasma derisa virusi shpërndahej me shpejtësi’’, shkroi Haxhiu.

Ai gjithashtu shtoi edhe disa propozime që janë jetike në mënyrë që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësore.

‘’ -Të formohet Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

-Të shtyhen zgjedhjet lokale,

-Të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19’’, ishin propozimet e Haxhiut.

Reagimi i plotë:

”Ditë e kobshme për Kosovën, 36 vdekje nga Covid-19!

Ditë më parë kam bërë thirrje të veprohet sa nuk është bërë vonë, për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore dhe rreziku për kolapsim të sistemit shëndetësor.

Koha është për veprim dhe unifikim pa dallim të spektrit politik.

Situata sot është pasojë e veprimeve të papërgjegjëshme të kryeministrit Kurti që organizonte tubime politike për popullizëm dhe të Arben Vitisë që ndihej komod karrshi virusit duke dhën shembullin e keq që tu printe valleve në dasma derisa virusi shpërndahej me shpejtësi.

Që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësorë, propozoj që:

-Të formohet Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

-Të shtyhen zgjedhjet lokale,

-Të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19.

Nëse nuk veprohet urgjentisht, atëherë ministri Vitia duhet të shkarkohet për shkak të paaftësisë për menaxhim të pandemisë!”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë