Loading…

Haxhiu: Të gjithë kemi merita, por më së shumti ka Albin Kurti

  • 13/01/2018 | 15:45

Haxhiu: Të gjithë kemi merita, por më së shumti ka Albin Kurti

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka falënderuar për kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin e Visar Ymerin, dhe të gjithë ata që sipas saj ka pasur mospajtime.


Tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan VV në nivel lokal por edhe qendror.

“Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asamble komunale. Me ish- kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vv”, tha ajo.

Por sipas Haxhiut, meritën më të madhe e ka njeriu më i votuar në Kosovë Albin Kurti.

“Aktivisti që ka fituar zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të lartë intelektual dhe me gjuhë popullore”, theksoi Haxhiu.

http://gazetametro.org/te-dorehequrit-nuk-marrin-pjese-ne-prezantimin-e-platformes-se-kurtit/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë