Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, ka kritikuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës ku kërkohen tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se Qeveria e Kosovës me urgjencë të rishqyrtoj dhe largoj masat absurde kufizuese.
Ai shpërndau edhe deklaratat e disa nga politikanët shqiptarë që kërkojnë gjithashtu heqjen e këtyre masave.
‘’ Si mund të kërkohet doza e tretë për të hyrë apo dalë nga Kosova kur në Kosovë me dozën e tretë janë vaksinuar vetëm 10.871 qytetarë apo vetëm 0,5% e tyre’’ pyeti Haxhiu.
Kujtojmë se sot është mbajtur edhe një protestë në pikën kufitare me Shqipërinë, ku protestuesit kanë kërkuar heqjen e këtyre masave pasi thanë se janë të njëanshme.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës me urgjencë të rishqyrtoj dhe largoj masat absurde kufizuese.
Si mund të kërkohet doza e tretë për të hyrë apo dalë nga Kosova kur në Kosovë me dozën e tretë janë vaksinuar vetëm 10.871 qytetarë apo vetëm 0,5% e tyre.
Vendimet apsurde të kësaj qeveria kanë sjellur reagime të shumta me plotë të drejtë./gazetametro.net