Loading…

Haxhiu: Pse Kurti e paguan Ferajn me taksat e qytetarëve të Kosovës për të nxitur urrejtjen ndërshqiptare

  • 26/09/2022 | 22:42

Haxhiu: Pse Kurti e paguan Ferajn me taksat e qytetarëve të Kosovës për të nxitur urrejtjen ndërshqiptare

Edhe deputeti i AAK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, lidhur me kërkesën ndaj Ramush Haradinajt që të sqarojë se pse ‘në luftë ia vranë vëllezërit e jo atë’.


Haxhiu ka komentuar në postimin e Daut Haradinaj ku i njëjti i kishte dërguar të fala Ferajt, në një foto me ish-komandantin e UÇK-së, kreun e OVL-UÇK-së në Deçan, Avdyl Mushkolajn.

“Daut Haradinaj Pse, truri i Hysamedin Feraj dërgon impulse gabimisht në vrimat fiziologjike, kjo është patologjike.”

“Problemi është pse Albin Kurti e paguan H.Ferajn me taksat e qytetarëve të Kosovës për të nxitur urrejtjen ndërshqiptare”, ka shkruar Haxhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë