Loading…

Haxhiu priti në takim ambasadorin amerikan Hovenier, diskutuan për thellim të bashkëpunimit

  • 14/02/2022 | 13:38

Haxhiu priti në takim ambasadorin amerikan Hovenier, diskutuan për thellim të bashkëpunimit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, transmeton Gazeta Metro.


Në një komunikatë për medie nga Ministria e Drejtësisë bëhet e ditur se Haxhiu duke i uruar mirëseardhje, ka informuar ambasadorin Hovenier, për prioritetet e dikasterit që e udhëheq dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim.

“Ambasadori Hovenier, e njoftoi ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në komunikatë.

Të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë