Loading…

Haxhiu: Policia e Kosovës me standarde të dyfishta

  • 23/04/2017 | 18:21

Haxhiu: Policia e Kosovës me standarde të dyfishta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar punën e Policisë së Kosovës. Madje, Haxhiu ka thënë se Policia e Kosovës ka standarde të dyfishta.


“Janë bërë më shumë se 1 muaj prej kur me shufra hekuri, u sulmua aktivisti jonë Agron Kabashi, e poashtu më shumë se dy javë prej kur sekretari organizativ, Dardan Molliqaj, u kërcënua nga vëllai i Rashit Qalajt! Ende askush nuk u arrestua”, ka shkruar Haxhiu, përcjell gazetametro.net

“Duke marrë parasysh rrethanat e kryerjes së sulmit kriminal me motive politike, identifikimi i sulmuesve që kishin cak Dardanin, është jashtëzakonisht i lehtë, poashtu edhe rasti i dytë!Eh standardet e dyfishta të policisë”, ka përfunduar ajo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë