Loading…

Haxhiu përplaset me analistin kur përmendet Astrit Dehari

  • 20/08/2019 | 21:47

Haxhiu përplaset me analistin kur përmendet Astrit Dehari

Zyrtarja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është përplasur keq me gazetarin Arben Ahmeti pasi që ky i fundit derisa po debatonin në Debat Plus në Tv Dukagjini për një koalicin të mundshëm parazgjedhor me LDK’në ia ka përmendur akuzat që VV ia ka bërë kryetarit të LDK’së Isa Mustafa për vdekjen e Astrit Deharit.


Ahmeti në emisionin Debat Plus ka thënë se nuk e kupton Vetëvendosjen se si e lutë LDK-në për koalicion kur në kohën sa Isa Mustafa ishte kryeministër, e kanë fajësuar për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Reagimi i deputetës Haxhiu ishte shumë i ashpër sa që i ka thënë gazetarit Ahmeti që mos ta permend më emrin e Astritit. Por analistët në debatin televiziv ia kanë rikujtuar përfaqësuesve të VV’së akuzat dhe sulmet që i kanë bërë LDK-së dhe kryetarit të saj Isa Mustafa.

Ata vleresojnë se partia e Kurtit po ka frikeë që të garojë e vetme në zgjedhje dhe me këto oferta po i vardiset partisë së Isa Mustafës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë