Loading…

Haxhiu për dorëheqjen e Latifit: Grupet e interesit, politike e partiake të VV’së, po udhëheqin me shëndetësinë në Kosovë

  • 06/10/2022 | 23:42

Haxhiu për dorëheqjen e Latifit: Grupet e interesit, politike e partiake të VV’së, po udhëheqin me shëndetësinë në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Haxhiu ka thënë se që nga ardhja e tij në krye të shëndetësisë, Latifi ka qenë vetëm emër, ngase askush asgjë nuk e ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai tutje është shprehur se grupet e interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së kanë udhëhequr dhe po udhëheqin me shëndetësinë e Kosovës.

“Që kur Albin Kurti e ka emëruar vehten kryetar të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, z. Latifi as formalisht nuk ka qenë më ministër i shëndetësisë, dhe këtë duket se përfundimisht sot e kuptoj ai. Kjo u shpërfaq sot, kur në takim me Kryetaren e FSSHK, znj.Tevide Imeri, z. Latifi është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të ud. drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçit përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në SHSKUK. Duket se kjo ujdi me Federaten Sindikale të Shëndetësisë nuk i ka pëlqyer Albin Kurtit duke e kundërshtuar Rifat Latifin, i cili ka dhënë dorëheqje”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje ai ka pyetur se kush duhet të jap llogari, për rritjen e listave të pritjes për pacientë për procedurat diagnostikuese dhe operacione?

“A ka llogaridhënje për gjetjet e auditorit për ShSKUK për vitin 2021, ku janë evidentuar keqpërdorime të shumta, shembull, në 61 raste në vlerë 7.8 milion € mungonte raporti i pranimit të mallit. Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë €, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës! Abuzime e keqpërdorime në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim dhe keqpërdorime tjera, e deri në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për “Shërbime funerali COVID -19″”, ka shkruar në fund deputeti i PDK’së.

Gjatë ditës së enjte Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Telegrafi ka siguruar letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë