Loading…

Haxhiu pas vizitës në sallën ‘1 Tetori’: Sot pamë më shumë staf mjekësorë sesa vaksina

  • 16/06/2021 | 14:35

Haxhiu pas vizitës në sallën ‘1 Tetori’: Sot pamë më shumë staf mjekësorë sesa vaksina

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kanë vizituar sot qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.


Me këtë rast, anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, pati kritika për mosorganizim.

Haxhiu, tha se në sallën “1 Tetori” kanë parë më shumë staf mjekësorë sesa vaksina.

“Ishim bashkë për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Kosova është vendi i fundit në botë sa i përket vaksinimit. Falënderoj stafin për angazhimin. Sot pamë më shumë staf mjekësorë se sa vaksina. Pra një aspekt i mos organizimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë angazhim i shumë vullnetarëve dhe specializantëve të cilët janë duke punuar edhe pa kontrata, angazhimi i vullnetarëve, ekipeve të FSK-së pa asnjë mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

Ai tha se është premtuar vaksinim masiv, por që janë vaksinuar vetëm 4 mijë qytetarë.

“Ka prej stafit shëndetësor që punojnë tani e 2 muaj pa pushim, as të shtunën e të dielën. Falënderim të veçantë të për stafin shëndetësor që po bëjnë përpjekje maksimale për të vaksinuar qytetarët mirëpo ka një mos organizim. Ka më shumë propagandë. Është premtuar vaksinim masiv por sot janë vaksinua vetëm 4000 qytetarë. Nuk morëm përgjigje se edhe sa vaksina ka në dispozicion por nga ato që janë shpenzuar kuptojmë që janë edhe 70 mijë doza e në anën tjetër pretendohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve”, shtoi ai.

Në anën tjetër, koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, tha se gjithçka është duke shkuar mirë më procesin e vaksinimit, duke bërë apel që qytetarët të aplikojnë për t’u vaksinuar.

“Ishte një nderë për gjithë ekipin menaxhues këtu që janë në sallën 1 tetori në planin për vaksinimin dhe zbatimin e tij. Siç u potencua gjendja faktike është çdo gjë në vijën e duhur. Procesi i vaksinimit është duke vazhduar me qytetarët që kanë aplikuar në platformën E-Kosova”.“Bëjë apel që të gjithë qytetarët të aplikojnë dhe të vaksinohen. Shpresojmë që një proces i tillë të mos na stagnojë dhe me përkrahjen dhe mbështetjen që kemi nga të gjithë besoj që do ia dalim më së miri në procesin e vaksinimit të këtij vaksinimi në masë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë