Loading…

Haxhiu nga protesta: Paqe me PANhajinën s’ka

  • 26/04/2019 | 12:43

Haxhiu nga protesta: Paqe me PANhajinën s’ka

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thëne se e kishin të domosdoshme të mblidhen para Zyrës së Prokurorit, meqë ky i fundit sipas tyre nuk po e kryen punën si duhet.


“Protesta jonë do të jetë paqësore. Ama fjalët tona duhet të dëgjohen”, ka thënë Haxhiu para protestuesve.

“Paqe me PANhajinën nuk ka. Sepse me hajninë nuk ka drejtësi dhe me hajna nuk ka shtet”.

“Protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, ama Prokuroria duhet të punojë, të vazhdojë”.

“Duhet të largohen të gjithë ata prokurorë që janë emëruar politikisht dhe që veprojnë ashtu siç ju kërkon politika”

“Urgjentisht duhet të fillojë hetimi i rasteve korroptive kundër kësaj qeveria dhe të nisë hetimi i zyrtarëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme”.

“Po të kishte sistem të drejtësisë – PANhajnia nuk do të mund të qëndronte në pushtet. Për shkak të mendësisë kriminale, qytetarët kanë mbytur pa punë, pa shëndetësi, arsim dhe mirëqenie. E vetmja rrugë e tyre është të ikin jashtë vendit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
market[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë