Loading…

Haxhiu në Shtërpcë: Edhe 9 ditë Kosovës i kthehet dinjiteti

  • 02/06/2017 | 11:56

Haxhiu në Shtërpcë: Edhe 9 ditë Kosovës i kthehet dinjiteti

Në tubimin e parë të ditës së tretë të fushatës, në komunën e Shterpcës, ish-deputetja dhe kandidatja për deputete Albulena Haxhiu, tha se me 11 qershor qytetarët do të ndëshkojnë ata që bën pazare me Republikën.


“11 qershori do të jetë dita kur qytetarët e Kosovës do t’i ndëshkojnë zhvatësit e matrapazët, servilët e tradhëtarët”, tha Albulena Haxhiu para qytetarëve të Shterpcës.

Ajo më tej shtoi se partia e tyrr garanton qeverisje për zhvillim ekonomik, mirëQenie e barazi. Si dhe përmendi disa nga prioritetet kryesore, me theks të veçantë strehimin për ata që nuk kanë kulm mbi kokë dhe shtesat për fëmijë

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes do të zhbëhen marrëveshjet që cënojne integritetin e Republikës”, tha po ashtu Albulena Haxhiu.

Në fund të fjalës së saj, ajo përmendi edhe mungesën e drejtësisë, duke kujtuar vdekjen e Astrit Deharit dhe mbajtjen në arrest të 4 aktivistëve të tjerë. Me këtë rast, ajo premtoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të ketë hakmarrje, por drejtësi.

“Kanë mbetur 9 ditë nga dita e zgjedhjeve, kanë mbetur 9 ditë kur Kosovës i kthehet dinjiteti”, përfundoi fjalën e saj, duke bërë thirrje që me 11 qershor të mbështet ndryshimi i madh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë