Loading…

Haxhiu ia kthen Kurtit për doktorraturën: Unë sot me PhD, ky me studime themelore

  • 23/06/2022 | 16:35

Haxhiu ia kthen Kurtit për doktorraturën: Unë sot me PhD, ky me studime themelore

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i është kthyer sërish kryeministrit Kurti, lidhur me deklaratën e tij për Projektligjin për tërheqjen e Trustit, se “vetëm një person me doktorraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”.


Bekim Haxhiuka thënë se e njeh Kurtin qysh kur kanë qenë studentë, e sot ai ka PhD, e Kurti është vetëm me studime themelore.

“Për mua që e njoh Albin Kurtin që nga Unioni i Studentëve të vitit 1997, të dy atëherë studentë, unë sot me PhD, ky me studime themelore, e kuptoj qëllimin e tij, që është tensionimi, polarizimi për me blloku një kërkesë të qytetarëve”, tha Haxhiu, derisa dha arsyet për ta votuar këtë projektligj.

Ndryshe, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër Projektligjit për Tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit. Kjo pasi, sipas tij kjo politikë e “rrënon sistemin pensional”.

Sipas Kurtit vetëm 10 për qind e qytetarëve do të përfitojnë nga tërheqja e Trustit.

“Çfarë ndodh me 5 për qind e qytetarëve që janë të varur nga skemat sociale”, ka pyetur Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij i ka ndihmuar shumë kategori shoqërore, duke përfshirë fëmijët, gratë lehona, fermerët etj.

Kurti po ashtu ka thënë se propozimi për tërheqjen e Trustit po vjen nga ata që nuk janë të varfër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë