Loading…

Haxhiu i reagon Simiq’it, kush është Aleksandër Vuçiq këtu

  • 22/12/2016 | 11:42

Haxhiu i reagon Simiq’it, kush është Aleksandër Vuçiq këtu

Deputeti Sllavko Simiq i cili dje është shkarkuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe sot me t’u kthyer në Kuvend kërkoi nga partnerët e koalicionit që të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai tha se janë konsultuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për kthimin e tyre në Kuvend.

Pas këtij pohimi, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Tueta Haxhiu, duke kundërshtuar gjuhën e përdorur nga deputeti Sllavko Simiq.

“Kush është Aleksandër Vuçiq këtu. Nuk mund të tolerohet kjo gjuhë. O mbroni interesat e serbëve këtu në Kosovës o shkoni në Beograd zgjidhuni deputetë. Nëse jeni deputetë të interesave të qytetarëve serbë në Kosovë përfaqësoni ato interesa, e jo të Vuçiqit”, ka thënë Haxhiu./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë