Loading…

Haxhiu: Edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë

  • 02/12/2022 | 11:20

Haxhiu: Edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” sot është lansuar Kurrikula për trajtimin e profesionistëve për ofrimin e programeve për kryesitë e dhunës në familje në Kosovë.


Kurrikula synon të vendosë bazën për krijimin dhe zhvillimin e programeve të kryesve të dhunës në Kosovë në përputhje me standardet e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe standardet tjera ndërkombëtare.

Ministria e Drejtësisë ka miratuar Kurrikulën në mënyrë që zhvillimi zbatimi dhe ofrimi i programeve të kryesit të dhunës në familje në Kosovë në të ardhmen të jenë në përputhje me këto dokumente.

Kjo Kurrikulë ka tri seksione kryesore: i pari përcakton se çka janë programet për kryesit e dhunës në familje, duke përfshirë parimet kryesore qasjet kryesore kontekstin dhe financimin, e dyta përshkruan se si programet e kryerësve të dhunës mund të zhvillohen në Kosovë, dhe e treta përcakton modulet dhe përmbajtjen e tyre për çdo fazë dhe seancë të programit për kryesit e dhunës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se dhuna është dukuri shqetësuese në shoqërinë kosovare, ku viktima në shumicën dërrmuese të rasteve janë gratë.

Ajo shtoi pyetje edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë, edhe sa gra e vajza duhet të vriten derisa kriminelët lëshohen në mënyrë të rregullt dhe dënohen me dënime minimale.

Haxhiu ka kritikuar udhëheqësit e KPK-së dhe KGJK-së që nuk janë të pranishëm në këtë event.

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power tha se duke forcuar sistemin dhe parandaluar dhunën dhe duke ndërtuar qasje analitike kundër dhunës falënderoi qeverinë për përkushtimin duke iu rrekur seriozisht një prej shkeljeve që u bëhet grave.

Sipas tij janë të vetëdijshëm për sfidat por rastet po tregojnë se sa është e zhvilluar dhuna në familje.

Ai tha se Kurrikula është njëra nga dokumentet thelbësore dhe themel i sigurt se Kosova po shkon një hap përpara për parandalimin e dhunës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë