Loading…

Haxhiu: Edhe për 20 vjet nuk do të lëkunden bastionet tona

  • 22/06/2017 | 13:06

Haxhiu: Edhe për 20 vjet nuk do të lëkunden bastionet tona

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se është krejtësisht i bindur se PDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.


“PDK-ja i ka fituar zgjedhjet nacionale dhe do t’i fitojë edhe ato lokale me emër të zotit. Ne jemi fitues të këtyre zgjedhjeve, ekipi jonë është ekip fitues edhe kandidatët tonë për kryetarë komunash do t’i fitojnë zgjedhjet lokale. Tani ne duhet ta ndërtojmë Kuvendin, ta konsitituojmë Qeverinë dhe pastaj ta vazhdojmë punën për zgjedhjet lokale”, ka thënë Haxhiu për “Zeri.info”.

Më tej ai thekson se PDK-ja do të vazhdojë të qeverisë me bastionet e saj edhe për 20 vitet e ardhshme.

“PDK-ja nuk e ka humbur asnjë bastion në këto zgjedhje, bastion i PDK-së kanë qenë Skenderaj e Drenasi dhe vazhdojnë të qëndrojnë këto bastione edhe për zgjedhjet tjera. Partitë tjera vetëm munden ta shohin ëndërr këtë bastion. Edhe për 20 vjet për kryetar në Drenas nuk do të vijë askush tjetër përveç PDK-së”, ka përfunduar Haxhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë