Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar ekspertizën e një instituti zviceran i cili konstaton se Dafina Zhubi, vajza nga Prishtina, ishte vrarë.
Haxhiu ka thënë se Prokurorja Fitore Sadikaj, nën ndikimin e Imer Bekës – kryeprokuror i PTH në Prishtinë, veprën e kishte cilësuar si vetëvrasje, njësoj siç vepruan edhe për vdekjen e dhunshme të Astritit Deharit.
”Ky sistemi jonë i drejtësisë ka nevojë për transformim të thellë dhe të menjëhershëm, në mënyrë që qytetarëve t’i kthehet besimi!
Kjo është e pamundur të bëhet me njerëz qe e kanë kapur sistemin e drejtësisë dhe që e keqperdorin të njëjtin sa herë i duhet!”, ka shkruar Albulena Haxhiu.
Ekspertizën për rastin e Dafina Zhubit mund ta gjeni KËTU. /gazetametro.net