Loading…

Haxhiu: Do ta çkapim sistemin e drejtësisë (Video)

  • 03/06/2017 | 20:42

Haxhiu: Do ta çkapim sistemin e drejtësisë (Video)

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se qeverisja e Vetëvendsojes do të bëjë çkapjen e sistemit të drejtësisë.


“Ne do të punojmë për çkapjen e sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët zgjedhjen me telefonatat e Adem Grabovcit dhe të Klanit Pronto”, tha në mes tjerash Haxhiu.

Sipas saj Vetëvendosje do të angazhohet që ta nxjerrë ligjin për Vetingun.

“Vetëvendosje angazhohet që të nxjerrë ligjin për vetingun, që ka për qëllim një vlerësim të hollësishme për gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Unë kam pasur kontakte me gjyqtarët dhe prokurë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e guximshëm që i kemi nuk mund të veprojnë të pavarur për shkak të kapjes së shtetit”, tha në mes tjerash Haxhiu.

Përfaqësuesit e PDK-së janë duke munguar edhe në debatin e sontëm parazgjedhor për sundim të ligjit dhe siguri publike, për herë të katërt rresht.

#DebatPernime që po moderohet nga Jeta Xharra e që po transmetohet në TV21 është duke u mbajtur pa përfaqësuesit e partisë e cila ka qenë pjesë e qeverisë së Kosovës që nga viti 2008 duke drejtuar dikasterë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe sigurinë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Madje në dy mandate rresht, PDK ka drejtuar edhe qeverinë.

PDK ka kushtëzuar pjesëmarrjen në debat me dhënien e një hapësire më të madhe për përfaqësuesit e kësaj partie në krahasim me subjektet tjera në garë.

Dje, Adnan Merovci, kryetar i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), tha për KALLXO.com se kjo kërkesë e PDK-së është e kundërligjshme.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Youtube në linkun e mëposhtëm:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë