Edhe pse së fundmi reagoi për lajmin e rremë të profesorit amerikan, Edward Joseph, i cili pretendonte se i Dërguari i Posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka diskutuar së bashku me presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, Thaçi ditën e diel ka zgjedhur ta kalojë krejt ndryshe, shkruan Gazeta Metro.
Vetë Shefi i Shtetit ka bërë të ditur se vikendin po e kalon jashtë punës së përditshme dhe aktivitetit të tij me anë të postimeve diplomatike në Twitter, ku njofton për zhvillime nga më të ndryshmet politike në vend.
Dita e diel Thaçin e ka zënë në fshatin e tij të lindjes, Burojë, duke krasitur pemët, gjë që në prapavijë duket sikur është paralajmërim i tij për “krasitjen e Qeverisë së re”.
Thaçi me anë të një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi ku shihet duke krasitur pemët, e që në mbishkrimin e kësaj fotografie shkruan se është koha e krasitjes së pipave të tepërt.
“Burojë, në prag të pranverës. Koha e krasitjes së pipave të tepërt. HTH”, ka shkruar ai. /gazetametro.net