Aktori i madh dhe ish-delegati i Kosovës në kohën e deklaratës së pavarësisë, Adem Mikullovci ka dhënë një vlerësim edhe për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Për të ka thënë se nuk do të përfundojë mirë. Atë e ka cilësuar si njeri që mendon veç për vete.
“Nuk e di qysh ka me kalu, por gjithsesi jo mirë. Pikturën që e ka bërë një piktor i mirë, në fund e ka zhallavitë. Tepër ambicioz, tepër veç për veti. Më i meçmi, më i forti, më i dituri”, ka thënë Mikullovci.
Ai kujton edhe takimin e parë me Thaçin, i cili kur ishte nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicë, kishte banuar me qira te axha i Ademit.
“Dhe i pata thënë se revolucionarin e ke marrë prej Mikullovcëve”, kujton ai.
https://www.youtube.com/watch?v=bw_yeoyuovE