Loading…

Hasani për kërkesën e vendeve të QUINT’it: Nëse nuk zbatohen vendimet e Kushtetueses, shkohet në arbitrazh

  • 30/11/2021 | 18:32

Hasani për  kërkesën e vendeve të QUINT’it: Nëse nuk zbatohen vendimet e Kushtetueses, shkohet në arbitrazh

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se vendime që dalin nga Kushtetuesja supozohet që të jenë të zbatueshme, shkruan Gazeta Metro.


Hasani në Klan Kosovaka thënë se nëse vendimet e Kushtetueses nuk gjejnë zbatueshmëri atëherë mbetet që çështjet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Marrëveshjet si ajo për Asociacionin e Komunave Serbe janë detyrim ndërkombëtar dhe kushtetues. Nëse nuk zbatohen, mund të bëhet presion dhe mund të shkohet në arbitrazh. Është normale të përdoret detyrimi i zbatimit ose arbitrazhit”, ka theksuar ai duke diskutuar për kërkesën e vendeve të QUINT’it që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Shtetet e QUINT’it kanë reaguar sot në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për Manastirin e Deçanit, përmes një deklarate duke thënë se përkundër nxitjes së vazhdueshme vendimi ende vazhdon të moszbatohet nga institucionet kosovare.

Washingtoni dhe Brukseli në vazhdimësi kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të implementojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. /gazetametro.net

Reagon sërish QUINT’i: Të shqetësuar për moszbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë