Loading…

Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit, Kuvendi duhet të zgjedh Presidentin para Qeverisë

  • 06/08/2026 | 13:21

Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit, Kuvendi duhet të zgjedh Presidentin para Qeverisë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Albulena Haxhiu me përfundimin e procesit të betimit si deputete, s’është më u.d e Presidentit dhe se vendi s’ka President.


“Avnia është kryesues. Ai nuk mund të jetë ushtrues detyre i Presidentit. Me situatën e sotme nuk ka më ushtrues detyre të Presidentit sepse Albulena dha betimin për deputet të Kuvendit.Pra, Republika e Kosovës aktualisht është pa President të Republikës”, ka thënë Hasani për Express.

Sipas Hasanit, tashmë Kuvendi pas konstituimit të plotë duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit dhe jo të Qeverisë.

“Kuvendi duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit jo vetëm për shkak të asaj që ndodhi sot, por sepse e ka detyrim kushtetues zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Siç dihet tashmë, paragrafi 162 i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shpall tërësisht i pavlefshëm dhe jokushtetues dekreti i zonjës Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, e ka bërë të qartë se, kurdo që vendi nuk ka President, së pari duhet të zgjidhet Presidenti dhe vetëm më pas të procedohet me zgjedhjen e organeve të tjera”, ka thënë ai.

“Përveç kësaj, më lejoni të them se zoti Kurti duhet ta dijë që aktgjykimi i para fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar se Kuvendi duhet të mblidhet dhe të konstituohet brenda afatit tridhjetëditor nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mirëpo, tashmë është e qartë se Kurti vazhdimisht e interpreton Kushtetutën në mënyrë abuzive. Siç duket, ai tani se afati prej tridhjetë ditësh vlen vetëm për thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve nacionale”, ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë