Loading…

Hasani: Nuk ka afat për nisjen e konsultave Thaçi-Kurti, është proces politik

  • 28/12/2019 | 18:17

Hasani: Nuk ka afat për nisjen e konsultave Thaçi-Kurti, është proces politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur në lidhje me situatën e krijuar së fundmi pas thirrjes që i ka bërë Presidenti, Hashim Thaçi kandidatit kryesor për kryeministër, Albin Kurti. Hasani thotë se nuk ka afat se kur do të nisin konsultat mes Thaçit e Kurtit, pasi që është një proces politik që nuk zgjidhet me Kushtetutë e me ligje, transmeton Gazeta Metro.


Hasani për KTV’në sqaron se ajo do të ishte thjesht ftesë për konsultim me pretendentin për mandatar të Qeverisë, e që më pas, do të rrjedhnin procedurat për t’u mandatuar.

‘Ajo që është në kushtetutë dhe në aktgjykimin që ka interpretuar nenin 34 pika 13 dhe nenin 85 të kushtetutës së Kosovës është se presidenti, herën e parë, nuk ka nevojë të bëjë konsultime me askënd tjetër veçse me atë që ka dalë fitues i zgjedhjeve. Që do të thotë, me këtë aktgjykim, problematikë është në aspektin legal dhe kushtetues, sa është ky konsultim, kjo mënyrë komunikimi, është çështje do të thotë politike’, tha Hasani.

Hasani, njohës i Kushtetutës së Kosovës, shpjegon dhe njëherë se nuk ka afat se kur duhet të takohen Thaçi e Kurti, e madje, ftesa e djeshme ishte veç për konsultë.

‘Nuk ka ndonjë afat kur duhet të takohen ose kur të nisin konsultimet. Ftesa që është bërë, për aq sa kam parë, ajo ftesë është për nisjen e konsultimeve, tash përgjigja nga pala tjetër, fitues i zgjedhjeve, se kur e dërgojnë ata emrin si forcë fituese është çështje që nuk ka ndonjë afat të përcaktuar. Ato janë procese politike që nuk zgjidhen me kushtetutë dhe ligje’, thotë Hasani. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë