Loading…

Hasani: Fëmijëve duhet t’u sigurohet e ardhme e ndritur

  • 05/06/2017 | 23:05

Hasani: Fëmijëve duhet t’u sigurohet e ardhme e ndritur

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se si deputet i ardhshëm i Kuvendit do të punojë që fëmijëve në Kosovë tu ofrohet një e ardhme më e ndritshme.

Kështu ka thënë ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Hasani ka marrë shkas nga suksesi i vajzës së tij Yllzës, e cila është shpërblyer si stolistja më e mirë në festivalin e këngës për fëmijë “Lyra”.

Hasani është zotuar se si deputet i Kuvendit të Kosovës të punojë pa kursyer asgjë që të gjithë fëmijëve në Kosovë tu ofrohet një jetë e mirë, mirëqenie, shkollim kualitativ dhe barazi.

”Vajza ime Yllza në festivalin “Lyra”, është shpërblyer si solistja më e mirë. Për një prind nuk ka kënaqësi më të madhe se kur i përjeton sukseset e fëmijës së tij. Suksesi i Yllzës më bën që të zotohem se si deputet i Kuvendit të Kosovës të punojë pa kursyer asgjë që të gjithë fëmijëve në Kosovë tu ofrojmë një jetë të mirë, mirëqenie, shkollim kualitativ dhe barazi. Të punojmë për një Kosovë ku fëmijëve u garantohet e ardhme e ndritshme. Do të punoj si për fëmijët e mi!” ka shkruar Hasani në facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë