Loading…

Hasaj: Për 5 vjet mbi 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova

  • 02/10/2026 | 22:18

Hasaj: Për 5 vjet mbi 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ka prezantuar në EURO n’T7 të dhënat e fundit sa i përket migrimit të qytetarëve nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.


Në bazë të këtyre të dhënave, në vitin 2020 drejt BE-së kanë migruar 32,134 persona, në vitin 2021 – 43,636 persona, në vitin 2022 – 46,965 persona, në vitin 2023 – 48,937 persona, në vitin 2024 – 38,786 persona, ndërsa në vitin 2025 – 43,747 persona.

Nga këta shtetas tanë që kanë migruar, numri i të cilëve është mbi 250 mijë gjatë këtyre viteve, rreth 65 për qind e tyre kanë migruar në Gjermani.

Ndërsa, gjatë vitit të kaluar, nga Gjermania janë kthyer rreth 10 mijë persona.

“250 mijë shtetas tanë u larguan nga Kosova në pesë vitet e fundit dhe më e keqja është se mbi 73 për qind e atyre që migruan janë nën moshën 34 vjeçare, janë të rinj. Shumë prej tyre kanë dalë nga tregu i punës në vend. Ne kemi një rënie të popullsisë për shkak të migrimit, një popullsi në drejtim të plakjes, është rritur mosha mesatare. Ditë pas dite po ngushtohet rrethi ku mund të gjesh njerëz për tregun e punës. Mund të kesh ide gjeniale për biznes, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, por ty të duhen njerëz për t’i realizuar ato. Pra, duhet të kemi kapital njerëzor për të pasur zhvillim ekonomik dhe problemi ynë është se po na ik ky kapital njerëzor”, ka thënë Hasaj.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit GAP, rreth 44 mijë shtetas që emigruan në vitin 2025 thanë se si arsye kryesore të migrimit kishin arsyet familjare, e më pas arsyet e punës.

Kjo ikje e qytetarëve, sipas Hasajt, do të mund të frenohej sikur qeveritë ndër vite, të gjitha me radhë, të bënin më shumë për ngritjen e cilësisë së jetesës, si dhe për funksionimin e ligjit, me të cilin mbrohen të drejtat e punëtorëve. Por, sipas tij, kjo nuk ka ndodhur dhe, si pasojë, ka pasur edhe ikje të qytetarëve tanë drejt Bashkimit Evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë