Loading…

Hartat nga lufta: Ja si është gjendja për momentin në vijën e frontit, Putin ‘kopjon’ NATO’n

  • 24/02/2022 | 17:37

Hartat nga lufta: Ja si është gjendja për momentin në vijën e frontit, Putin ‘kopjon’ NATO’n

Në mëngjes filloi ofensiva totale ruse ndaj caqeve ushtarake ukrainase dhe aeroporteve përmes raketave balistike. E tërë ushtria ukrainase është vënë në vijat e frontit dhe beteja të ashpra po zhvillohen në momentin që po flasim, transmeton Gazeta Metro.


Amerikanët paralajmëruan dje se pritej një sulm rus mbi Ukrainën në 48 orët e ardhshme, e në fakt ashtu doli, kur rreth orës 4 të mëngjesit në kohën lokale, ukrainasit u zgjuan të tmerruar nga shpërthimet e raketave në qytete të shumta të vendit.

Rusia sulmoi Ukrainën nga të katër anët, me bombardime nga Moldavia, Bjellorusia, Deti i Zi dhe nga territori i vet në Rostov dhe Voronezh. Rusia filloi sulmin e saj ndaj Ukrainës të enjten në mëngjes duke përdorur raketa lundrimi. Raportet treguan video të raketave relativisht të ngadalta që fluturonin poshtë në tokë, dhe pamjet e tjera treguan lëshime raketash më afër frontit, shkruan Jerusalem Post.

Rusia i planifikoi qartë këto sulme me kujdes. Ajo është duke përdorur një taktikë që u përsos nga SHBA në luftërat e kaluara: përpjekjet për të goditur mbrojtjen ajrore dhe fushat ajrore; për të neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës përpara se të fillojë çdo lloj pushtimi tokësor dhe përpara se Rusia të përpiqet të dominojë qiejt e Ukrainës me avionë luftarakë. Kjo është ajo që bëri SHBA në Irak në 1991 dhe gjithashtu në 2003.

Putin ka përdorur pak a shumë strategjinë e NATO’s në bombardimin e Jugosllavisë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, duke bombarduar të gjitha caqet ushtarake dhe linjat e komunikimit mes ushtrisë.

Ukraina nuk mund të pushtohet nga ajri, këtë e ka të qartë edhe lideri rus, por fillimisht ai do të mundohet që të mbizotërojë ajrin e pastaj të çojë të gjithë ushtrinë në vendin fqinj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë