Loading…

Harta: Nga e gjithë Evropa, vetëm Serbia dhe ky shtet janë krah Rusisë

  • 24/02/2022 | 12:37

Harta: Nga e gjithë Evropa, vetëm Serbia dhe ky shtet janë krah Rusisë

Rusia ka sulmuar sot Ukrainën. Ky është epilogu i kërcënimeve dhe presionit që ka nisur para disa vjetëve, por është intensifikuar javët e fundit. Perëndimi është rreshtuar fuqishëm krah Ukrainës. Nga të gjitha shtetet e Evropës, në anën e agresorit janë vetëm dy shtete. S’kishte se si të mungonte Serbia.


Bjellorusia e drejtuar prej autokratit Alexander Lukashenko dhe Serbia e drejtuar nga Aleksandar Vuciq janë dy shtetet e vetme të Evropës që janë në anën e Rusisë, në agresionin ndaj Ukrainës.

Përveç udhëheqjes në Serbi, përkrahja ndaj Rusisë është manifestuar edhe me shkrimet në mediat proqeveritare atje. Madje, para dy ditësh është bërë virale një ballinë e Informerit ku thuhej se “Ukraina sulmon Rusinë”.

Sulmet në Ukrainës nisën në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, dy ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin, kishte dhënë urdhër të dërgimit të forcave ruse në territorin e Ukrainës, pasi i kishte vetëshpallur dy prej rajoneve në lindje të Ukrainës, si entitete të pavarura.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrjet popullit të tij që ta mbrojnë vendin, ndërsa Perëndimit i ka kërkuar që t’i dalë në ndihmë.

Në kryeqytetin ukrainas, në Kiev, janë bllokuar rrugët prej kolonave. Qytetarët kanë nisur të ikin drejt perëndimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë