Loading…

Harry e Meghan rikthehen në Britani, Charles u heq çdo rol zyrtar

  • 08/09/2026 | 10:09

Harry e Meghan rikthehen në Britani, Charles u heq çdo rol zyrtar

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Princi Harry dhe Meghan Markle, nuk do të kenë statusin e anëtarëve aktivë të familjes mbretërore dhe nuk do të mund të kryejnë angazhime zyrtare në emër të saj, edhe pas kthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar.


Kjo bëhet e qartë në një letër të dërguar në emër të Mbretit Charles III, e cila synon të sqarojë statusin e çiftit pas rikthimit të tyre në Britani së bashku me fëmijët, Archie dhe Lilibet, muajin e kaluar.

Sipas letrës, Harry dhe Meghan do të vazhdojnë të konsiderohen “qytetarë privatë” dhe nuk do të kenë të drejtë të përdorin titujt “HRH” – Shkëlqesia e Tij dhe Shkëlqesia e Saj Mbretërore, shkruan BBC.

Letra është dërguar nga Lord Chamberlain, një prej zyrtarëve më të lartë të Pallatit Mbretëror, te ekipi i Princit Harry, departamente qeveritare, zyrtarë ushtarakë dhe Lord Lieutenant-ët, të cilët shërbejnë si përfaqësues lokalë të monarkut.

Dokumenti sqaron se çdo angazhim apo vizitë e Harryt dhe Meghanit do të zhvillohet në kapacitet privat dhe ata nuk do të përfaqësojnë familjen mbretërore.

Ky sqarim shihet si një sinjal i qartë nga Pallati se çdo vizitë apo aktivitet i tyre në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të trajtohet si angazhim zyrtar mbretëror.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë