Pas vendimit të Komisionit të Venecias, presidenti Meta harron shkeljet e Kushtetutës, relaksohet në plazh duke luajtur futboll, shkruan Gazeta Metro.
Shqipëria dhe President Meta janë duke u përballur me probleme të shumta, por si duket Presidentin shqiptarë nuk nuk është se e shqetësojnë shumë.
Ai gjatë ditës së sotme( e diel), është shfaqet buzë detit, duke e mbajtur topin me këmbë, për ta pasuar në kraharor dhe më pas sërish në këmbë.
Duket se pavarësisht zhvillimeve intensive në vend dhe bërjes së shpejti publike të raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias, kreu i shtetit ka gjetur kohë edhe për pak aktivitet fizik dhe relaksim.
“E diela është më e bukur kur nis sportive!” ka shkruar Ilir Meta në një postim në Facebook.
Ndryshe, Komisioni i Venecias dy ditë me parë dha përgjigjen e saj, ku thuhej se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kapërceu kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por është Gjykata Kushtetuese që do vendosë për shkarkimin e tij./gazetametro.net