Loading…

Harrojini nuancat e mërzitshme të tokës, sipas stilistëve e kuqja është gjithçka që ju duhet për sezonin e vjeshtës

  • 21/09/2023 | 22:50

Harrojini nuancat e mërzitshme të tokës, sipas stilistëve e kuqja është gjithçka që ju duhet për sezonin e vjeshtës

Edhe pse duket sikur vera e sivjetshme nuk ka ndërmend të mbarojë, bëni mirë të filloni që tani me organizimin e gardërobës pasi vjeshta është më afër nga ç’mendoni, e bashkë me të edhe trendet e reja që duhet t’i përqafoni sa më parë. Në fakt, sa herë mendojmë për këtë stinë gjëja e parë që na shkon në mendje është paleta e ngjyrave të kafenjta, fiks si manteli që vesh tokën në këtë periudhë.


Por, jo! Vjeshta e 2023-shit vjen më flakëruese se kurrë, pasi e kuqja është zyrtarisht ngjyra që do të shohim kudo, duke filluar nga xhaketat e lëkurës deri tek akesorët si çantat apo syzet e diellit.

Për t’u dukur gjithmonë “IN” ekspertët e modës këshillojnë të provoni të gjitha nuancat e parezistueshme të së kuqes nga e purpurta te bordeaux, që e bën look-un tuaj të duket më agresiv dhe gotik.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë