Loading…

Haradinaj: Zjarrfikësit të kenë trajtim të merituar, do t’i blejmë pajisje për punë në vlerë prej 600 mijë euro

  • 15/11/2018 | 16:13

Haradinaj: Zjarrfikësit të kenë trajtim të merituar, do t’i blejmë pajisje për punë në vlerë prej 600 mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimi me përfaqësuesit e sindikatës dhe zjarrfikësit e Kosovës, ka deklaruar se për këtë kategori  Qeveria e Kosovës është duke punuar që t’i plotësoj të gjitha kriteret e kërkuara dhe që ju takojnë.

Me këtë rast, Haradinaj tha se për zjarrfikësit ka një plan konkret që kjo kategori të trajtohet si forcë nacionale, e cila do të jetë e aftë për bashkëveprim me institucionet e tjera të sigurisë, pasi që FSK-ja me mandatin e ri do të lirohet nga disa përgjegjësi të deritashme, njofton gazetametro.net.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Që nga fillimi kemi punuar që Zjarrfikësve t’u ofrohet zgjidhje e qëndrueshme, afatgjate dhe përmes ligjit.

Dhe kjo po ndodhë tani!

Nga 5 kërkesa që kanë pasur zjarrfikësit ne sot, konkludojmë se:
* Kemi ndarë buxhet mbi një milion euro për nivelimin e koeficienteve në nivel vendi për zjarrfikësit, veprim ky që drejtpërdrejt shton të hyrat financiare për këtë shërbim.
* Kemi miratuar Koncept Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal që zgjidhë përfundimisht problemin e pagesës për ta, duke e kaluar këtë përgjegjësi në nivelin qendror.
* Kemi iniciuar procedurën për shërbime mjekësore pa pagesë, në shtëpi shëndeti dhe në spitalet tona.
* Jemi në fazën përfundimtare të blerjes së pajisjeve të reja për punë, në vlerë prej 600 mijë eurosh.
* Përkundër që në ligjin ekzistues orët shtesë duhet paguar nga Komunat, ne kemi marrë zotime që do e shqyrtojmë mundësinë të ndajmë mjete financiare edhe për këtë kërkesë.
* Në ligjin e ri për paga, jemi duke punuar që zjarrfikësit të jenë të barabartë me të gjitha shërbimet e tjera nacionale që kanë rrezikshmëri të lartë në punë.

Orientimi ynë është që ky shërbim, të marrë rolin e një force nacionale që do të shërbej për vendin.

Temat e pa trajtuara prej dekadash, po marrin zgjidhje!../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë