Loading…

Haradinaj zbulon bisedën me Kurtin në kohën e VLAN’it: Më tha se pa gjak nuk rrëzohet regjimi

  • 25/02/2022 | 14:34

Haradinaj zbulon bisedën me Kurtin në kohën e VLAN’it: Më tha se pa gjak nuk rrëzohet regjimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zbuluar një bisedë me Kurtin gjatë kohët të koalicionit VLAN. Sipas tij, Kurti kishte thënë se pa gjak nuk rrëzohet regjimi, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se ka qenë Haradinaj ai i cili e ka prishur koalicionin VLAN.

Sipas versionit të Haradinajt, koalicioni VLAN është prishur për shkak se Kurti ka kërkuar që nga protesta të hyhej brenda objektit të Qeverisë, të merrej qeveria e të rrëzohej pushteti.

Madje Haradinaj tha se Kurti asokohe i ka thënë se “pa gjak nuk rrëzohet regjimi”.

“Pse jemi nda me VV-në. Jemi nda sepse kemi ardhur një ditë në protesta kur është propozuar me hy në Qeveri dhe me marr qeverinë, objektin e qeverisë, z.Kurti. Ka dëshmitarë të gjallë. E kam pyetur se çfarë do të bëjnë policia e jonë, e Kosovës. Ata gjuajnë, këta gjuajnë. Pa gjak tha nuk rrëzohet regjimi. Për mos me derdh gjak për me e rrëzu një regjim në Kosovë. Për mos me derdh gjak për një regjim jemi nda. Kaq e thjeshtë është”, tha ai.

Kjo deklaratë e Haradinajt u kundërshtua nga Kurti, që ripërsëriti se arsye ka qenë se kryetari i AAK-së ka thënë “mu kanë lodhur mashqit”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë