Loading…

Haradinaj – VV’së: Guxim kam, por i krisur s’jam

  • 09/06/2017 | 23:25

Haradinaj – VV’së: Guxim kam, por i krisur s’jam

I pari i AAK’së, njëherësh i nominuari për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA i është përgjigjur akuzës së Lëvizjes Vetëvendosje e cila në përmbyllje të fushatës tha se Haradinaj është trim, por i krisur.


Ai ka thënë se se po i dëgjon disa deklarata të pakuptimta nga kundërshtarët, duke shtuar se “guxim kam, por i krisur s’jam”.

“Do të marr vendime te kalukulueshme në interes te vendit”, tha ai në Dukagjin, shkruan gazetametro.net

“Po na thonë koalicion i muskujve, edhe kjo po më duket jo në rregull që të komentohet fiziku i dikujt”, ka shtuar ai duke thënë se nëse ai do ti komentonte pamjet e kundërshtarëve, do të duhej të thoshte se janë të dobët apo të trashë, por këtë ai e ka vlerësuar si një gjë të pakuptimtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë