Loading…

Haradinaj: Veteranët do të punojnë

  • 22/05/2017 | 18:59

Haradinaj: Veteranët do të punojnë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në prezantimin e tij të parë në Gjilan ka thënë se në mandatin e ardhshëm qeverisës ka shumë punë për të bërë për të çuar vendin përpara.


I nominuari Ramush Haradinaj, u premtoi fillimisht veteranëve se ligji i tyre për punësim do të ndryshojë, një gjë e tillë duke iu referuar verdiktit aktual se ata që kanë  statusin e tillë kanë të ndaluar të punojnë në të kundërtën pensionet e tyre do të anulohen.

”Veteranët do të kenë mundësinë të punojnë, por, pensioni nuk do të ju ndalohet. Ata do të zgjedhin nëse duan të punojnë apo jo por i sigurojë që pensioni i tyre do t’ju vazhdojë”.

Veç tjerash lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në takimin me qytetarët e Gjilanit, shpalosi disa nga programet të cilat ai ka për vendin, duke shtuar se do të sigurojë shtesat e fëmijëve në vend e po ashtu do të ketë dhe një fond për sigurim pensional invalidor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë