Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore, që është iniciuar nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se kjo tashmë do të bëhet, pasi ka marrë edhe bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj, ka thënë se planin për Ushtrinë e Kosovës ja ka prezantuar në tavolinë edhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, dhe ka marrë mbështetje prej tij, siç e ka spjeguar kryeministri ‘më ka thënë urime!’.
Shndërrimi i FSK’së në Ushtri, është iniciuar nga Qeveria Haradinaj, dhe tani i mbetet Kuvendit që ta miratojë këtë ligj.
Ligji pritet që të kalojë, pasi shumica e deputetëve, përjashto vetëm ata të Listës Serbe e përkrahin këtë formë të transformimit të FSK’së në ushtri.
Fillimisht ishte pretenduar që FSK të transformohet në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, por kjo ishte bllokuar nga pakica serbe. /gazetametro.net