Loading…

Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk ka asnjë element më të vogël, është si ushtria amerikane e gjermane

  • 20/10/2018 | 18:50

Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk ka asnjë element më të vogël, është si ushtria amerikane e gjermane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë si gjithë ushtritë e vendeve të tjera të botës.


Haradinaj i bëri këto deklarata gjatë takimit me strukturat e AAK’së në Obiliq, transmeton gazetametro.net

Haradinaj tha se ushtria e Kosovës nuk do të ketë as edhe një element më pak se ushtria amerikane e gjermane ose ndonjë ushtri e ndonjë vendi tjetër.

“Iu siguroj, Ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element ma të vogël në mandat se sa ushtria e Kinës, e Amerikës e Gjermanisë e kujt të doni. Asgjë në mandat mangu nuk ka. Në cilindo vend të botës, në ushtrinë e atij vendi, kurrë një mandat më pak nuk e ka, kurrë një element në mandate”, ka thënë kryeministri.

Ai ka thënë se është diçka e mirë që thonë se është ushtri mbrojtëse, sepse vendet me ambicie agresive nuk i bëjnë mire vetes, por se ushtria e Kosovës do të jetë ushtri si çdo ushtri në botë.

Është mirë që shprehen se është ushtri mbrojtëse, se popujt që kanë ambicie agresive e sulmuese, ata nuk i bëjnë mirë vetes, por është ushtri si çdo ushtri e botës. Për çdo pëllëmbë të Kosovës, është ushtri e Kosovës, çdo pëllëmbë, a kenë veri, jug a lindje a perëndim dhe kjo është e vërteta e saj dhe jo vetëm kaq, e kemi bekimin e aleatëve kryesorë të vendit tonë, e aleatëve më të fuqishëm në sigurinë në botë”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë