Loading…

Haradinaj uron për Ditën e Romëve: Jane pjesë e pandarë e shoqërisë sonë

  • 08/04/2019 | 10:00

Haradinaj uron për Ditën e Romëve: Jane pjesë e pandarë e shoqërisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për ditën e romëve, duke thënë se ata janë pjesë e pandarë e shoqërisë sonë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë.

“Më 8 prill në tërë botën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e romëve. Komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë.

Postimi i plotë:

Më 8 prill në tërë botën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e romëve. Komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë. Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë. Qytetarëve të komuniteti rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit, urime Dita Ndërkombëtare e Romëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë