Loading…

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht t’ua shtrijmë dorën atyre në nevojë

  • 20/08/2018 | 23:25

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht t’ua shtrijmë dorën atyre në nevojë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në urimin e tij për Kurban Bajramin. ka theksuar se “kjo festë në thelb e ka flijimin dhe kjo e bën këtë ditë më të veçantë për ne shqiptarët”.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit ua përcjell urimet më të përzemërta besimtarëve muslimanë në mbarë vendin. Kurban Bajrami në thelb e ka flijimin dhe kjo e bën këtë ditë më të veçantë për ne shqiptarët. Sakrifica jonë, si popull, për vlerat e lirisë dhe humanizmit, na mbajti bashkë ndër shekuj.Dhe tani, duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht t’ua shtrijmë dorën atyre në nevojë. Uroj që në Ditën e Sakrificës, ta ngrisim ndjenjën e respektit e zemërgjerësisë ndërmjet nesh dhe, së bashku, të jemi në shërbim të të mirës së përgjithshme!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë