Kryetari i GP të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Haradinaj u arrestua në kohën kur pranoi ftesën nga presidenti i zgjedhur i SHBA’së.
Ai ka shtuar se nuk ka shkuar në Francë për diçka tjetër përveç se për punë familjare. Madje ai ka thënë se Haradinaj ka qenë edhe më herët në Francë por që nuk i ndodhi kjo e tanishme.
Lekaj ka folur edhe për dështimin e rezolutës të propozuar në Kuvend dhe thotë se Haradinaj është ndier i zhgënjyer.
“Haradinaj është personalitet io veçantë, ai ka treguar guximin në luftë dhe pas saj, ai ka ndihmuar Kosovën në shumë procese. Madje ju e dini deklaratën e kryeprokurorit serb, kur ka thënë se deri sa të jetë gjallë Ramush Haradinaj, ne do ta ndjekim me organet tona gjyqësore”, ka thënë Lekaj në “Politikë” në Tribuna Channel./gazetametro.net