Loading…

Haradinaj tregon pse Policia e ka rrahur ministrin Rikalo

  • 29/03/2018 | 13:59

Haradinaj tregon pse Policia e ka rrahur ministrin Rikalo

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, lidhur me situatën e krijuar gjatë arrestimit të Marko Djuricit në Mitrovicë, dhe rrahjen nga policia të ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo.


Ai ka thënë se Kosova është e interesume për paqe, dhe nuk është kundër popullit serb të Kosovës, e as kundër ministrave, përcjellë gazetametro.net.

Duke u munduar kërkuar falje ndaj ministrit Rikalo, Haradinaj ka thënë, se beson që policia nuk e ka njohur këtë ministër, por duke e parë fizikun e tij të gjatë, me gjasë kanë menduar se ai është pjesëtar i sigurisë.

Haradinaj ka thënë se i dëshiron shërim të shpejt ministrit Rikalo, dhe ka premtuar veprime korrekte në shërbim të qytetarëve të Kosovës, edhe ndaj atyre serbë.

Ministri Rikalo ndodhet në trajtim spitalor, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës, thotë se është goditur edhe pse u kishte treguar se është ministër. Ai ka thënë se mjekët kanë konstatuar se ka pasur gjakëderdhje në mëlçi. Rikalo ka thënë se këtë moment nuk do të mundet ta harrojë sa të është gjallë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë