Loading…

Haradinaj thotë se është reale të pritet marrëveshja finale Kosovë-Serbi këtë vit

  • 01/02/2022 | 21:34

Haradinaj thotë se është reale të pritet marrëveshja finale Kosovë-Serbi këtë vit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj beson se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet brenda këtij viti.


Ai tha se në takimet me emisarët ndërkombëtarë për dialogun Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar u diskutua mbi procesin e mëtejmë të dialogut.

“Jemi në atë fazën kur duhet ratifikuar cilëndo çështje të hapur të mbetur, të ndërsjellë për t’i përmbledhur ato në një marrëveshje finale, obligative-ligjore, gjithëpërfshirëse për njohje reciproke Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues, në respektim të integritetit territorial dhe të sovranitetit si dhe të rendit kushtetues dhe politik. Tani duhet rënë dakord për të gjitha temat. Tani kërkohet të gjitha çështjet të përmblidhen në një marrëveshje finale dhe jam i bindur se po shkohet drejt fazës së marrëveshjes finale”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se tani situata është më ndryshe dhe po kërkohet që të përfshihen të gjitha çështjet dhe jo vetëm asociacioni dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale.

“Çështja e asociacionit është e hapur, por ajo që na gëzon është fakti se bëhet fjalë për respektim të rendit kushtetues, integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. Ajo që është me rëndësi janë qëndrimet zyrtare të Amerikës, e tani së fundmi këto qëndrime ishin mjaft të qarta edhe nga i ngarkuari i BE-së për dialogun, Lajçak, ku tha se marrëveshja përfundimtare synon njohjen reciproke Kosovë – Serbi. Rendi kushtetues dhe politik do të ruhet dhe nuk do të ketë pushtet të tretë. Kosova tani mundet me një siguri më të madhe të ecë përpara. Kosova s’ka obligim për asociacion jo kushtetues”, u shpreh Haradinaj.

“Është pritje reale, është e mundshme dhe besoj se mund të arrihet këtë vit marrëveshja për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues. Perëndimi, në këtë rast sidomos Uashingtoni i ka dhënë mjaft kohë Serbisë për më shumë se dy dekada për këtë. Kosova asnjëherë s’ka qenë pengesë e dialogut dhe çdo herë ka qenë e gatshme për marrëveshjen finale. Mendoj se edhe Serbisë mos përmbyllja e kësaj marrëveshje i kushton në perspektivën evropiane dhe aspektin ekonomik”, tha Haradinaj në RTK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë