Loading…

Haradinaj: Thaçi na e krijoi një problem me kufirin me Malin e Zi, tash s’do ta lejoj

  • 09/10/2018 | 20:57

Haradinaj: Thaçi na e krijoi një problem me kufirin me Malin e Zi, tash s’do ta lejoj

Haradinaj: Thaçi na e krijoi një problem me kufirin me Malin e Zi, tash s’do ta lejoj Kryeministri Ramush Haradinaj, sërish është marrë me skenarin e presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë.


Ai i është përgjigjur Thaçit, se vet si person, si Haradinaj edhe mund të korrigjohet, por sipas tij, kufiri i Kosovës, i vitit 2008, nuk do të korrigjohet kurrë.

Haradinaj në Debat Plus në Dukagjin i ka vënë përgjegjësinë edhe për problemin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe ka thënë se i njëjti problem nuk do të lejojë që të përsëritet edhe njëherë.

Ndërsa, duke u përgjigjur në atë nëse është për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, Haradinaj ka thënë se kjo ide është shumë e mirë, por nuk është reale.

Haradinaj dje i tha presidentit se ideja e korrigjimit të kufirit të Kosovës me Serbinë ka vdekur, dhe për këtë i shprehu ngushëllime Thaçit. Më pas presidenti i ka reaguar Haradinajt duke i thënë që t’i korrigjoj deklaratat ose përndryshe mund të rrëzohet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë