Loading…

Haradinaj: Taska në Rrugën e Kombit i kushtoi Kosovës 13 milionë euro

  • 24/12/2019 | 17:57

Haradinaj: Taska në Rrugën e Kombit i kushtoi Kosovës 13 milionë euro

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ia ka kujtuar Edi Ramës se taska që ka venosur ai në Rrugën e Kombit i ka kushtuar Kosovës me 13 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë sot se vendosja e taksës në “Rrugën e Kombit”, është gabim i madh. Ai shtoi se kjo taksë, i ka vendosur dënim marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri prej 13 milionë eurosh për qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave.

“Është gabim i madh vendosja e taksës në Rrugën e Kombit, dhe e çmimit për skaner për një transportues 42 euro, dhe kjo ka rezultuar me 13 milionë euro taksë për shkëmbimet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Sikurse këto 13 milionë euro t’i kishim investuar në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë jam i sigurt që prej atyre 450 milionëve Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë. Kjo tregon se ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë Kosovë – Shqipëri por përkundrazi i kemi vendosur vetës pengesa duke e fajësuar njëri tjetrin”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Ai theksoi se përkundër vështirësive që na presin ose e presin qeverinë e ardhshme, do të ishte shumë gabim nëse qeveria e ardhshme mendon ta heq taksën pasi atë nuk mund ta heq Qeveria e Kosovës por vetëm Serbia me njohjen e shtetit tonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë